Rreth Kavon
Kavon është ndërtuar që shkolla publike dhe familja të kenë një vend të përbashkët për vitin shkollor, ecurinë e nxënësit dhe komunikimin e përditshëm.
Çka po ndërtojmë
Puna është praktike: klasët dhe lëndët, regjistri, vijueshmëria dhe arsyetimet, orari, mesazhet dhe takimet me prindër. Faqet publike i përshkruajnë këto punë dhe asgjë përtej tyre.
Ku fillon puna
Pika e fillimit është një bashkëpunim në Vushtrri me Komunën e Vushtrrisë dhe me Gjimnazin “Eqrem Çabej”. Nuk e përshkruajmë këtë si shtrirje të përfunduar dhe as si vlerësim të çdo funksioni.
Synimi
Synimi është të arrijmë shkolla dhe komuna të tjera publike në Kosovë. Ky është drejtim, jo një hartë e shkollave që janë bashkuar tashmë.
Përfaqësoni një shkollë apo komunë? Të bisedojmë.
Nëse përfaqësoni një shkollë ose një komunë, na shkruani. Formulari përdor kanalin ekzistues të kontaktit. Nuk krijon një llogari shkolle.